POLITIKË /

Kandidati për bashkinë Tiranë, Berisha: Kam autorizuar 3 persona nga PD për të negociuar me partitë e tjera (EMRAT)

Berisha deklaroi se nuk mund të thotë emra konkretë ndërsa procesi i negociatave për një figurë pëbashkuese, është ende në vazhdim.

Shkruar nga Versus

Kandidati për bashkinë Tiranë, Berisha: Kam autorizuar 3 persona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot një konferencë për mediat ku u pyet nëse Edlira Çepani, e veja e të ndjerit Gerti Bogdani mund të jetë kandidate e opozitës në garë për bashkinë e Tiranës.

Berisha bëri me dije se kishte autorizuar Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Ilir Alimehmeti që të negociojnë me partitë e reja për një figurë përbashkuese përballë socialistëve.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.
Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon. Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte. Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.“, u përgjigj Berisha. Versus.al

Poll