POLITIKË /

"Regjimet nuk ikin me votë", Berisha paralajmëron protesta, flet edhe për kandidaturën për bashkinë Tiranë

Berisha tha se bojkoti i zgjedhjeve nuk është ide e mirë dhe se PD do të garojë për të mbrojtur vlerat konservatore.

Shkruar nga Versus

"Regjimet nuk ikin me votë", Berisha paralajmëron protesta,

Pas daljes nga Kuvendi ku u miratua përbërja e komisioneve parlamentare me listat e dorëzuara nga PD, kryedemokrati Sali Berisha foli para mediave lidhur me zhvillimet e fundit politike.

I pyetur nëse opozita ka një kandidat për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ka plot të tillë, por nuk përmendi emra.

“Ju garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm në korpën e korrupsionit”- tha Berisha ndërsa theksoi se pavarësisht asaj që e konsideron si ‘masakër elektorale’, PD nuk mund të bojkotojë.  

“Ka dy taktika. Ka qendrimin e bojkotit që mund të përdoret, por ajo kërkon lëvizje guerrile, gjë të cilën nuk e bëjmë dot. Ne jemi parti e të drejtave konservatore dhe prandaj nuk i bojkotojmë. Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim shkakun madhor të farsës që është Edi Rama”- tha Berisha.

Berisha tha se regjimet diktatoriale nuk rrëzohen me votë duke lënë të kuptohet se duhet organizimi i protestave, por nuk dha një datë konkrete.

“Sapo ta kenë datën do ta komunikoj. Narkodiktaturat nuk ikin me votë, regjimet diktatoriale nuk ikin me votë, kjo është e provuar”- shtoi kreu i PD. Versus.al

Poll