Live Updates /

PS e PD miratojnë përbërjen e komisioneve parlamentare, debate për seancën e kaluar! Demokratët: Ishte njollë turpi

*Kuvendi miratoi me 94 vota pro përbërjen e komisioneve parlamentare me listat që i dorëzoi sot PD. Gjithashtu mes debatesh u votua edhe procesverbali i seancës së kaluar plenare ku qeveria dhe programi qeveritar u votua nga socialistët brenda 25 minutash pa patur debat me opozitën. *Nisja e seancës që në rend dite kishte përbërjen e komisioneve parlamentare, u përqendrua tek kritikët e demokratëve ndaj procesverbalit të seancës së 18 shtatorit, të cilën e konsideruan antikushtetuese për shkak se nuk u zbatua detyrimi i debatit në sallë para se socialistët të votonin njëanshmërisht qeverinë e re. *Këlliçi e cilësoi seancën një “njollë turpi”, ndërsa njëjtë u shprehën edhe deputetë të tjerë si Topalli, Boçi e Noka. Qëndrimit të PD kundër procesverbalit iu bashkuan edhe deputetë të partive të reja opozitare. Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë iu drejtua Peleshit duke i thënë se ai nuk e dinte rolin e tij si kryeparlamentar dhe se vepronte nën urdhrat e Ramës kur në realitet nuk duhet të jetë kështu.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 DITE ME PARE

“Mendova se ishte meme”, Topalli për “Diellën”: Një lodër teknologjike u përfshi në dekretin e presidentit

PS e PD miratojnë përbërjen e komisioneve parlamentare, debate

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj të parë në Kuvend për këtë legjislaturë kritikoi kryepalamentarin Niko Peleshi për drejtimin e seancës së kaluar ku qeveria u votua pa debat.

Mes të tjerash, ajo ironizoi edhe ministren virtuale “Diella” duke u shprehur se nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një lodër teknologjike të përfshihej në dekretin e presidentit.

“Përpara se të fillojë seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë kushtetutë dhe këtu nuk shpëtoni as ju. Futja në rendin e ditës e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme dhe unë realisht mendova se është meme, është gjëja më e pabesueshme.

Pyesni Gramoz Ruçin a ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyeteni Ruçn a ka ndodhur në tre dekada që në parlamentin e Shqipërisë, dita e parë të fillojë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”- tha Topalli. Versus.al

2 DITE ME PARE

“Ti nuk e di rolin si kryeparlamentar”, deputeti i Lëvizjes Bashkë-Peleshit: S’ke për detyrë t’u bindesh urdhrave të Ramës

PS e PD miratojnë përbërjen e komisioneve parlamentare, debate
Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë dhe kryeparlamentari Niko Peleshi

Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj ndaj procesverbalit që iu vu në dispozicion për të miratuar lidhur me seancën e kaluar plenare ku u miratua qeveria e re pa patur debat.

Mes kritikëve për këtë procesverbal ishte edhe deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë i cili i kujtoi Peleshit se roli i tij si kryeparlamentar nuk është të zbatojë urdhrat e Ramës për t’u fikur mikrofonat deputetëve të opozitës.

“U keni mbyllur mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishim në Korenë e Veriut. Nëse 1, 2 ose 10 deputetë e prishin seancën rregullorja parashikon masat që duhen marrë për mbarëvajtjen e saj. Ju zoti Peleshi qartazi nuk e keni kuptuar rolin që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtjen e seancës, dhe jo ti bindeni urdhrave të Ramës për të fikur mikrofonat. Jam i sigurt se nuk e dini, por kryeparlamentari është sipër kryeministrit në hierarkinë shtetërore”- u shpreh Muçi.

Ndërsa Peleshi i mbylli mikrofonin dhe i kërkoi të zbatonte rregulloren kur e merr fjalën për procedurë. Versus.al

2 DITE ME PARE

Këlliçi kërkesë Peleshit: Korrigjo procesverbalin, seanca e kaluar një njollë turpi për Kuvendin

PS e PD miratojnë përbërjen e komisioneve parlamentare, debate

Në nisje të seancës së sotme plenare ku do të votohen kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare, deputeti demokrat Belind Këlliçi i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshit që të korrigjojë procesverbalin e seancës së kaluar ku qeveria u votua pa debat.

Duke e konsideruar “njollë turpi” seancën e kaluar, Këlliçi tha se procesverbali që PS kërkon të miratojë, nuk është i vërtetë dhe nuk tregon çfarë ndodhi.

“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Ju thoni që do të hedhim procesverbalin për votim dhe sikur qytetarëve t’u tregojmë sikur jemi Kuvend demokratë. Ai procesverbal që doni të votoni, doni të harroni atë seancë që kaloi. Në shkelje të premtimit që dhatë në atë seancë, para se t’i jepnit fjalën zotit Bardhi, ia dhatë fjalën zotit Balla. Që të kalojë seanca e seancave më e rëndësishmja e 4 viteve, vetëm në 25 minuta dhe të dëgjohen vetëm socialistët, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju. Ai procesverbal nuk tregon të vërtetën, deputetët e opozitës, dhe ju vetë. Ju korrigjoni procesverbalin dhe rregulloheni.”, tha Këlliçi.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe deputeti demokrat Flamur Noka i cili e quajti Peleshin “militant” të Ramës për mënyrën sesi zbatoi urdhrin e dhënë prej tij për të mbyllur seancën plenare të votimit të qeverisë pa debat me opozitën. Versus.al

Poll