
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka komentuar në emisionin “Top Story” procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe vendimin e papritur të demokratëve për të mbështetur Endrit Shabanin, ish-kreun e Nismës Thurje.
Kapri tha se partia ‘Mundësia’ nuk merr pjesë në këtë farsë, ndërsa akuzoi dy partitë e mëdha se janë bërë bashkë për diçka më të madhe që lidhet me kapjen e institucioneve të drejtësisë. Ai shtoi se PD është bërë njësh me qeverinë duke theksuar se Berisha ka frikë nga SPAK sepse do të shpëtojë veten.
"Nuk marrim pjesë në këtë farsë. Që në fillim kur nisi procesi, nisi me qasje të gabuar. PS e tha në Parlament që do e marrim ne Avokatin e Popullit. PS ndryshoi qasje tha do ndryshojmë një nga këta. Mendoj se kjo nuk ka të bëjë me votimin e Avokatit të Popullit, por me diçka më të mëdha. Konflikt politik sepse janë bashkë për të bërë diçka më të madhe.
U bëmë bashkë për fushatë në Tiranë. Del Sali Berisha thotë jemi dakord për reformën kushtetuese. E dimë të gjithë që bëhet për të prekur SPAK-un. Shqetësimi i tyre është kapja e institucioneve të drejtësisë se duan të shpëtojnë veten e tyre. Ti je gati të bashkosh votat me Edi Ramën? këta janë bashkë."- tha Kapri. Versus.al

