POLITIKË /

Përmbysje rezultati? Rinumërim masiv në Tiranë, KAS vendos të hapen mbi 1 mijë qendra votimi

KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të hapen.

Shkruar nga Versus
Përmbysje rezultati? Rinumërim masiv në Tiranë, KAS vendos
Kandidatët më të votuar në Tiranë, Blendi Gonxhe, Erion Braçe nga PS dhe Jorida Tabaku e Ilir Alimehmeti nga PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës, por ka vendosur që të bëhet rinumërimi i plotë i votave në të gjitha 1,282 qendrat e votimit të këtij qarku.

Vendimi erdhi pas votës së dy anëtarëve të KAS që janë propozuar nga Partia Demokratike, duke i dhënë dritën jeshile një procesi të ri verifikimi për partitë politike dhe kandidatët në kryeqytet.

Megjithëse data për nisjen e rinumërimit nuk është caktuar ende, ky vendim përbën një zhvillim të madh në kontekstin e tensioneve post-zgjedhore dhe pretendimeve për manipulim të rezultatit. Procesi pritet të kryhet nën vëzhgimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe përfaqësuesve të forcave politike. Tashmë sytë janë tek rinumërimi, i cili mund të sjellë ndryshime në rezultatet përfundimtare të qarkut më të madh elektoral në vend. Versus.al

Poll