POLITIKË /

Katër vite në detyrë, shkarkohet zv/ministrja e Financave  

Shkruar nga Versus

Katër vite në detyrë, shkarkohet zv/ministrja e Financave  

Mbledhja e sotme të Këshillit të Ministrave ka pasur shumë vendime të marra nga anëtarët e kabinetit.

Mes tyre edhe lirimin nga detyra të Vasilika Vjeros, zv/ministre e Financave.

Përpara se të emërohej zv/ministre, Vjero ka qenë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Vjero mbante këtë detyrë si zv/ministre prej vitit 2020.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë’.

Poll