POLITIKË /

Këshilli bashkiak e shkarkoi të martën, sot qeveria vulos fatin e Erion Veliajt

Shkruar nga Versus

Këshilli bashkiak e shkarkoi të martën, sot qeveria vulos fatin e

Të martën këshilli bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Ndërsa sot këshilli i ministrave mblidhet në orën 12:00 për ta finalizuar këtë proces me miratimin e vendimit të këshillit bashkiak për shkarkimin e Veliajt.

Ligji parashikon që është qeveria ajo që e merr vendimin përfundimtar në këtë proces. Por sipas nenit 115 të Kushtetutës, nëse avokatët e Veliajt dorëzojnë ankimim brenda 15 ditëve nga marrja e këtij vendimi, atëherë vendimi pezullohet deri në një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese.

Një akt i tillë do të bllokonte zgjedhjet e reja në Tiranë. Por pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama e ka bërë fakt të kryer se Veliaj është shkarkuar dhe se duhet të nisin përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë dhe këtë gjë e tregoi edhe pasditen e djeshme ku u shfaq krah kandidates së socialistëve, Ogerta Manastirliu.

Sipas Ramës opozita do të hyjë e humbur në zgjedhje duke theksuar se “patronazhistët mezi presin të hakmerren”. Kreu i qeverisë u shfaq i bindur për fitore edhe në bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Versus.al

Poll