
Sot në orën 17:00 anëtarët socialistë të këshillit bashkiak të Tiranës do të zhvillojnë një mbledhje ku do të diskutohet lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Agjenda e mbledhjes ende nuk bëhet e ditur, por tema kryesore do të jetë ajo e nisjes së procedurave për shkarkimin e Veliajt disa ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi në asamblenë e PS kandidaturën e Ogerta Manastirliut për bashkinë më të madhe të vendit.
Por një vendim i tillë mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese pasi Veliaj është ende në paraburgim dhe nuk ka një vendim të formës së prerë që të provojë fajësinë e tij. Mësohet se ekipi i avokatëve të huaj të Veliajt do ta ankimojë vendimin dhe se janë në procedurë e sipër për ta çuar çështjen në Strasburg. Versus.al







