POLITIKË /

“Kongresi Botëror i Ligjit në Shqipëri në 2027”, Rama nga Madridi: Jemi vendi më i sigurt në Europë

Shqipëria do të mirëpresë Kongresin Botëror të Ligjit në 2027. Lajmin e njoftoi Kryeministri Rama nga një konferencë nga Spanja, Madridi, ku do të nënshkruajë edhe marrëveshjen për këtë Kongres.

Shkruar nga Versus

“Kongresi Botëror i Ligjit në Shqipëri në

Shqipëria do të mirëpresë Kongresin Botëror të Ligjit në 2027. Lajmin e njoftoi Kryeministri Rama nga një konferencë nga Spanja, Madridi, ku ka nënshkruar edhe marrëveshjen për këtë Kongres.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të vijojë punën për të “shkëlqyer” në mikëpritjen e këtij eventi të rëndësishëm

“Është një privilegj për mua dhe miqtë e mi që të dëshmoj në një moment kaq të bukur ku jemi pritur nga mbreti dhe u mirëpritëm nga bordi i shoqatës botërore të juristëve. Na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe për ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

Fakti që Shqipëria do të mirëpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Ky është një sinjal i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë. Por përmes aleancave të duhura dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe, kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos jetë një fjalë në kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese.

Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer. Do bëjmë gjithçka që të mposhtim mikëpritjen e Republikës Domenikane dhe të cdo republike.

Ne mund të jemi prapa në shumë gjera, por pretendojmë kupën e botës në mikpritje. Ne jemi të pamohueshëm në mikpritje. Të gjithë kanë një ftesë për të ardhur në shpi, me premtimin që do të kthehen sërish në Shqipëri.

Ne duam të tregojmë që jemi mikpritës për këdo.

Në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme. Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s, e finaleve Evropiane nën moshën 21 vjec në futboll. Këto janë gjera që po na ndodhin falë punës që po bëjmë”, tha Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri tha se Shqipëria ofron siguri.

"Shqipëria tani është vendi më i sigurt në Europë, e kjo sipas shifrave zyrtare. Shqipëria ka numrin më të ulët të vjedhjeve në Europë.

Ne jemi vend i krishter, muslimanësh, ortodoksësh, po feja jonë është mikpritja.

Kujtoj edhe ndeshjen Shqipëri-Spanjë në Kampionatin Europian, kur tifozët shqiptarë duartrokitën në fund Spanjën edhe pse humbën dhe tifozën spanjollë u habitën se pse na duartrokasin kur humbëm"

/Versus.al/

 

Tags:

rama madrid

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: