POLITIKË /

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet”, Berisha ju jep përgjigje gazetarëve dhe tregon burimin e fondeve: E bazuar në ligj!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Kontratën e Lobimit të PD, duke sqaruar përpara gazetarëve se nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Shkruar nga Versus

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet”, Berisha ju jep

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Kontratën e Lobimit të PD, duke sqaruar përpara gazetarëve se nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Berisha sqaron se kjo kontratë është 100% e bazuar në ligj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

“Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër., Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA

Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit Rama të urohet. Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA. Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.

Është marrë një avokat më të shquarit e asaj toke që ka për detyrë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump

Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politik. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.

Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh. Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator”, tha Berisha. /Versus.al/

Tags:

kontrate pd

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: