POLITIKË /

Kryeministri do të jetë edhe në krye të Shkencës

Edhe shkencën në Shqipëri do ta drejtojë kryeministri. Kreu i qeverisë do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe kërkimit shkencor. Edhe pse në universitete nuk bëhet shkencë dhe as kërkim i mirëfilltë shkencor, ligji për këtë fushë të rëndësishme ndryshon për të disatën herë. Gjatë diskutimit të projektligjit në komisionin e edukimit, opozita zgjodhi të braktisë seancën për një nga ligjet më të rëndësishme në vend.

Shkruar nga Versus

Kryeministri do të jetë edhe në krye të Shkencës

Edhe shkencën në Shqipëri do ta drejtojë kryeministri. Kreu i qeverisë do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe kërkimit shkencor.

Ndërsa 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet, do të jenë anëtarë të këshillit. Ky organ i ri krijohet me ndryshimin e ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare.

Edhe pse në universitete nuk bëhet shkencë dhe as kërkim i mirëfilltë shkencor, ligji për këtë fushë të rëndësishme ndryshon për të disatën herë. Gjatë diskutimit të projektligjit në komisionin e edukimit, opozita zgjodhi të braktisë seancën për një nga ligjet më të rëndësishme në vend.

Mungesa e demokratëve në komision e lehtësoi pozitën e ministres së arsimit dhe sportit që krah saj  projektligjit ishin deputetët e mazhorancës. Sipas Ogerta Manstirliut dhe të vetëve, ligji Iri për shkencën është një nga kushtet e BE për proceset integruese të vendit, shkruan A2 CNN.

Referuar projektligjit dhe veçanërisht nenit 10 për këshillin kombëtar të shkencës, ai do të ketë detyrë rekomanduese dhe monitoruese ne ecurinë e shkencës në vend. Por ky ka qenë dhe neni më i kontestuar nga përfaqësues të shkollave të larta të cilët e kanë cilësuar shkelje të autonomisë dhe ligjit të arsimit të lartë.  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: