POLITIKË /

'Kurti e ftoi por kryeministri shqiptar e injoroi' qeveria e Kosovës reagon pas vizitës së Ramës në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama në kuadër të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovë u takua me disa politikanë por jo me homologun e tij Albin Kurti. Arsyen pse nuk kishte një takim mes dy kryeministrave shqiptar e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Shkruar nga B.SH

'Kurti e ftoi por kryeministri shqiptar e injoroi' qeveria e

Kryeministri Edi Rama në kuadër të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovë u takua me disa politikanë në Prishtinë por jo me homologun e tij Albin Kurti.

Arsyen pse nuk kishte një takim mes dy kryeministrave shqiptar e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, Kurti e ka ftuar Ramën në 12 qershor në një aktivitet, por kryeministri shqiptar nuk i është përgjigjur.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.  Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit.

 

Poll