
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka uruar ish-deputetin e PD, Dashnor Sulën për detyrën e tij të re si Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe këshilloi ish-kolegun e tij në parlament që të mos përdorë gjobën si alternativë të parë kundër bizneseve. Ndërsa shprehu shqetësim gjithashtu duke thënë se kalimi i Sulës në këtë post do të ishte një humbje e madhe për fshatin.
Reagimi i Braçes:
URIME DASH!
PUNE TE MBARE! Sinqerisht!
Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:
GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!
Po bere kete, ja ke dale!
Nderkohe nje merak e kam;
Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete! Versus.al


