POLITIKË /

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, do të mbahet 1 minutë heshtje për gjyqtarin e vr*rë në sallën e gjyqit

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, do të mbahet 1 minutë

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të Astrit Kalasë, gjyqtarit që u vra mesditën e së hënës brenda sallës së gjyqit.

Në pikat e rendit të ditës parashikohet raportimi i disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë 2024-ës si dhe pyetje e debat nëse kërkohet një gjë e tillë. Koha e raportimit dhe zhvillimit të debatit do të përcaktohet nga mbledhja e konferencës së kryetarëve që do të mbahet në orën 09:30.

Fillimisht do të raportojë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024 (20 minuta). Më pas pritet leximi i projektrezolutës nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, si dhe votimi i saj. Versus.al

Poll