POLITIKË /

“Ky gazetar ishte në zyrën e tij”, Berisha për shpërthimin e Ramës: Ka shkallmuar, theu karrige gjithë ditën

Shkruar nga Versus

“Ky gazetar ishte në zyrën e tij”, Berisha për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar shpërthimin që pati pak ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili u shfaq në rrjetet sociale teksa i binte tavolinës dhe ofendonte në gjuhën angleze.

Pavarësisht se Rama e përshkroi reagimin e tij si tregues të pasionit, Berisha tha se gjendja psikologjike e kryeministrit nuk është e qëndrueshme dhe se po atë ditë, ka thyer shumë karrige.

Sipas tij, dëshmitar ka qenë edhe gazetari Baton Haxhiu.

“Ai është i shkallmuar tani. Erdhi në fundin e tij ai. E mori fundin. Ai pardje ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige, sille këtu Baton Haxhiun të flasë, sille, se ka qenë me të aty. Vazhdoi ajo historia e tavolinave”- tha kreu i PD në emisionin “Opinion”.

Sa i takon pyetjes se kush mund të fshihet pas identitetit “Nesti Angoni”, Berisha u shpreh:  “Nesti Angoni është Lubia, është me Bistrin që ka dhënë të dhëna. Bistri regjistronte çdo njeri pa kaluar në prokurori, në gjykata”. Versus.al

Poll