POLITIKË /

“Lëri pallavrat, merresh me bufin gjithë ditën”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ju e mbani akoma aty

Shkruar nga Versus

“Lëri pallavrat, merresh me bufin gjithë ditën”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Mes tyre, kreu i qeverisë i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili i kërkoi që të mos merret me fyerje ndaj opozitës, por të prezantojë program për vitet e ardhshme.

“Lëri pallavrat, leni rrenat tregoji miletit program. Jo me bufin të merresh gjithë ditën. Unë jam i sigurt se ti nuk e do Shqipërinë në BE”- shkruan komentuesi.

Rama nuk ngurroi që ta cilësonte komentuesin si të ndikuar nga akuzat që opozita bën drejt tij. Ndërsa vijoi me etiketimet ndaj kreut të PD, tha se nëse nuk do të kishte qëllim anëtarësimin në BE, nuk do të qëndronte si kryeministër.

“Ky është me siguri nga ata që janë nën efektin e zhurmave të kënetës. Nga e ke këtë siguri? Nëse nuk do e doja në BE, nuk do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime me këtë punë që merrem. E lëre pastaj të bindja të verbërit e kuakuakuave që turren këtu se janë të prekur që unë merrem me bufun. Në fakt nuk merrem unë me bufin, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica shqiptare që në krye të opozitës është një buf kënete dhe opozita është një ndasi krijesash në një kënetë. Nuk ka falsitet që e mbulon këtë të vërtetë.  Përsa i përket programit që duhet të tregoj unë, e keni para syve përditë dhe patjetër që do të ta tregoj edhe ty edhe atyre që medemek duan program dhe në fakt nuk e kanë idenë se çfarë programi kanë vetë”- u përgjigj Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: