POLITIKË /

''Liderët evropianë tallen me Trumpin'', shakaja e Ramës për presidentin e SHBA pasqyrohet në mediat e huaja

Shkruar nga Versus

''Liderët evropianë tallen me Trumpin'', shakaja e

Ajo çfarë dukej sikur ishte thjesht një shaka për të thyer akullin e samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian, mesa duket është kthyer në kryefjalë në disa prej mediave të huaja, amerikane dhe jo vetëm.

Kanë qenë fillimisht mediat ruse ato që i kanë bërë jehonë shakasë së Ramës me presidentin Emanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev mbi ngatërresën e Trumpit sa i takon konfliktit Armeni-Azerbajxhan, ku përmende Shqipërinë në vend të Armenisë.

Mediat e huaja kanë mbajtur tituj të tillë si ‘’Liderët evropianë tallen me Trumpin që i dha fund luftës inekzistente’’ ose ‘’Liderët e Evropës qeshin me deklaratat e Trump’’.

Pjesë nga biseda e Ramës dhe Macron në Danimarkë:

Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: “Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt! Versus.al

Poll