POLITIKË /

Lufta për Tiranën / Takimi i ndermjetësve të PD-ës me aleatët…Balluku e Manastirliu "prishin festen"

Bisedimet kanë nisur me aleatët e tij tradicionalë, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, të cilët kanë qenë përherë në krah të PD-së, dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e koalicionit për zgjedhjet lokale

Shkruar nga Versus

Lufta për Tiranën / Takimi i ndermjetësve të PD-ës me

Pasi ka kaluar disa faza të procesit të brendshëm, Sali Berisha dhe të mandatuarit e tij kanë nisur negociatat për profilin e kandidatit të Bashkisë së Tiranës.

Lufta për Tiranën / Takimi i ndermjetësve të PD-ës me

Bisedimet kanë nisur me aleatët e tij tradicionalë, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, të cilët kanë qenë përherë në krah të PD-së, dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e koalicionit për zgjedhjet lokale.

Deputeti i PD-së, Noka, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se konsiderohet “plotësisht e mundshme” fitorja e Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera ne zgjedhjet lokale, nëse arrihet një unifikim i të gjithë aktorëve politikë dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhje. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të çdo strukture për të siguruar suksesin.

Në një moment tjetër, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të gjerë për fitoren, duke shtrirë dorën për të bashkëpunuar me figura të njohura të opozitës, si Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Por koalicioni i djathtë ka dhe kufizime, dhe nuk do të pranojë kandidatët që nuk i përkasin spektrit të djathtë të politikës. Siç theksoi Noka, "Arlind Qorri është i majtë dhe nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të djathtë", duke iu referuar figurave të tjera që nuk do të mund të përfshihen, si Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët, ndonëse të lidhur me të djathtën, nuk përputhen me vijat e koalicionit të tanishëm.

Lufta për Tiranën / Takimi i ndermjetësve të PD-ës me

Ndërkohë, te kundërshtarët politikë të Sali Berishës, Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme, duke shfrytëzuar mundësinë për të organizuar aktivitete elektorale, siç ishte takimi me gratë dhe vajzat në Tiranë, ku ishin të pranishme drejtuesja e fushatës Belinda Balluku dhe kandidatia Ogerta Manstirliu.

Gjatë kësaj periudhe, kur opozita diskuton aleancat dhe përzgjedhjen e kandidatëve, Partia Socialiste është duke zhvilluar fushata për të konsoliduar mbështetje nëpërmjet angazhimeve të drejtpërdrejta me grupe shoqërore të caktuara.

 

Poll