Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët pasi ka dal nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme.
Ai u shpreh para gazetarëve se mesazhet shantazhuese në celularin e tij nuk janë të vërteta, por janë biseda të sajuara dhe shtoi se SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim për të identifikuar se nga ka ardhur këto mesazhe.
Bardhi: Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real, janë prodhuar me qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë dhe sapo jam njohur me to, kam vënë në dijeni SPAK. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme. Jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që i japin si të vërteta, se pe po bëhen pjesë e skemës shatazhuese ndaj një deputeti.
Së dyti SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme.
I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim./Versus.al








