POLITIKË /

Meta akuza qeverisë: Sundon në mënyrë çnjerëzore, 80% e shqiptarëve të rrezikuar nga varfëria

Sipas Metës, vetëm një pakicë e lidhur me qeverinë po rritet ekonomikisht.

Shkruar nga Versus

Meta akuza qeverisë: Sundon në mënyrë

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për sundim antidemokratik dhe çnjeëzor në Shqipëri. Sipas Metës, në shifrat e publikuara rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme.

Ai shkruan në rrjetet sociale se rritja e ekonomisë përfitohet vetëm nga një pakicë në vend që ka lidhje me qeverinë.

“Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Kjo është "fytyra" sociale e "Rilindjes" dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.

Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që "Rilindja" ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”- përfundon Meta në postimin e bërë. Versus.al

Poll