Ish-presidenti Ilir Meta, ka lënë sot paraburgimin e 313-ës në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, Rexhep Meta i cili ndërroi jetë dje në moshën 83 vjeçare.
Meta ka mbërritur në Çepan të Skraparit i shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.
Në ceremoni ai u takua me njerëz të afërm të cilët kishin shkuar për t'i shprehur ngushëllimet për humbjen e babait. E pranishme në ceremoni ishte edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Me të përfunduar ceremonia mortore, Meta u shoqërua në qelinë e paraburgimit në Tiranë. Që prej tetorit të vitit 2024, Meta mbahet në paraburgim dhe është i pandehur për 3 vepra penale. Versus.al

