POLITIKË /

Meta vodhi floririn e Kërrabës? Kryemadhi: Nuk ekziston fare si çështje, ai e ka zemrën e artë

Sipas Kryemadhit, akuza të tilla janë totalisht të pavërteta pasi nuk ka një proces gjyqësor ndaj Metës për vjedhjen e floririt apo për llogari bankare në Angli siç pretendohej.

Shkruar nga Versus

Meta vodhi floririn e Kërrabës? Kryemadhi: Nuk ekziston fare si

Kur dukej se marrëdhëniet e tyre ishin rënduar për shkak të procesit gjyqësor dhe dosjes hetimore të SPAK ndaj tyre, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme në News24 ka shprehur vlerësimin për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën.

Duke u ndalur tek thashethemet dhe akuzat e shumta që qarkullojnë kundrejt Metës, Kryemadhi foli edhe për fliririn e Kërrabës.

“E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se, sipas saj, vetëm një njeri me zemër të artë do të “bënte ato që ka bërë dhe ata që ka mbajtur afër vetes”.

Sipas Kryemadhit, floriri i Kërrabës, nuk ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë proces zyrtar ndaj Metës dhe se akuzat për llogari të fshehta bankare në Angli janë po ashtu të pavërteta.

“Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,” theksoi Kryemadhi mes të tjerash. Versus.al

Poll