Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga protesta që po mbahet në sheshin "Skënderbej" ku janë mbledhur mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse në mbështetje të ish-liderëve të UÇK.
"Zemra mal"- shkruan Rama si mbishkrim në videon ku dëgjohen protestuesit teksa thërrasin njëzëri "UÇK".
Vetë kryeministri pati njoftuar dje se nuk do të ishte i pranishëm me qëllim që protesta të mos ketë ngjyrime politike. Versus.al







