POLITIKË /

Mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të PD, zbulohet vendi dhe ora kur do të mbahet

Shkruar nga Versus

Mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të PD, zbulohet

Partia Demokratike ka zgjedhur Bulevardin e Ri për të mbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se mitingu përmbyllës do të mbahet të premten më 9 maj në orën 19;00.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës në orën 17:00 në Korçë dhe në Elbasan në orën 19:30. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: