POLITIKË /

“Mos e ul kokën për asgjë kryeministër, të duartrokasim”, Rama-pensionistes: Do të marr të trajnosh deputetët e PS

Shkruar nga Versus
“Mos e ul kokën për asgjë kryeministër, të
Pensionistja dhe kryeministri Edi Rama

Një prej zonjave të pranishme në takimin e kryeministrit Edi Rama me pensionistët në Berat, deklaroi se Partia Socialiste ka bërë më shumë se kushdo tjetër për Beratin. Përsa i takon skandaleve dhe aferave korruptive, pensionistja i kërkoi Ramës që të mos e ulë kokën për asgjë dhe se ata që kanë bërë faj të dalin para drejtësisë. Nga ana tjetër Rama iu përgjigj me batutë duke i thënë se do ta merrte të trajnonte deputetët e PS.

Pjesë nga takimi:

Pensionistja: Kur e filluat fjalën më erdhi pak si keq. Ne jemi një familje, ju ju konsiderojmë si fëmijët tanë. Kur ka ardhur fillimisht Ervini, e ka gjetur Beratin pa ujë. Kjo ishte gjëja më e madhe që bëri, tani kemi 24 orë ujë. Dikush do të thoshte pse, gjë e madhe është? Shumë e madhe është, sepse kështu fillojnë. Pas ujit u zbukuruan lagjet, mori ngjyra të tjera qyteti ynë, u hapën sheshe. Unë dua që ju të jeni krenar këtu midis nesh.

Vetëm PS i ka dhënë këtij vendi atë që s’e kanë dhënë të gjitha sistemet që kanë kaluar. Mund të ketë një bum tjetër suksesi ekonomia jonë. Duhet të jemi optimistë, duhet të duartrokasim fort për ato që keni bërë, zoti Kryeministër. Ju falënderoj nga zemra që në krah keni marrë dy personat më të mirë të Beratit. Kështu ta mbajnë socialistët njëri-tjetrin. Ata që vjedhin dhe bëjnë, le të merret drejtësia, ne nuk kemi punë me ta. Ju mos e ulni kokën se çfarë thuhet.

Rama: Pas kësaj oratorie, vetëm të të marr ndonjë ditë të trajnoshe deputetët e Partisë Socialiste. Versus.al

Poll