POLITIKË /

Mosbindja civile, këto janë kryqëzimet kryesore në vend që do të bllokohen të martën

Shkruar nga Versus

Mosbindja civile, këto janë kryqëzimet kryesore në vend

Partia Demokratike ka vendosur të bllokojë të martën 6 akset kryesore rrugore në të gjithë vendin.

Në mbrëmje PD ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetaret e degëve ku është vendosur se në 29 tetor demokratët do të bllokojnë në shenjë proteste rrugët kryesore.

Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe tek Casa Italia në Tiranë për të  bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Bllokimi i ketyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martes dhe pritet të zgjasë disa orë.

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: