Ditë më parë fusha e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore në zonat e banuara përreth.
Sot në seancë plenare, duke e konsideruar inceneratorin e Elbasanit si të padobishëm, një prej deputetëve të PD pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj nëse qeveria ka në plan të transferojë landfillin e mbetjeve jashtë zonave të banuara.
Pyetja: A ka qeveria ndonjë plan për mbetjet në Elbasan pasi ai incenerator nuk vihet në punë. Ai mund tu djegë vetëm ju si qeveri. A ka ndonjë plan për transferimin e atij landfilli jashtë qendrave të banuara?
Ministri, Petrit Malaj: Ajo është strategji kombëtare e cila është në proces dhe do implementohet së shpejti.
Në përgjigjien e dhënë nga grupi hetimor, zjarri i në landfillin e mbetjeve dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Versus.al