POLITIKË /

"Natë sfiduese për ekipet në terren", Balluku: Mbajnë shërbimet e pandërprera në katër anët e vendit

Shkruar nga Versus

"Natë sfiduese për ekipet në terren", Balluku:

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar në rrjetet sociale ku ka publikuar disa foto nga njësitë e shërbimit në terren për të garantuar furnizimin e rregullt me energji elektrike në kushte të vështira atmosferike.

Balluku shkruan se mbrëmja e djeshme ka qenë sfiduese për ekipet në terren, ndërsa nënvizoi përpjekjet për të mbajtur të pandërprerë furnizimin me energji elektrike.

“Natë sfiduese për të gjitha njësitë operative të terrenit, që janë në krye të detyrës pa reshtur, për të mbajtur shërbimet e pandërprera, në të katër anët e vendit!”- shkruan Balluku. Versus.al

Poll