POLITIKË /

Ndërtimet jashtë vijave të verdha në ZM, Rama: Problem shumë i madh, duhet plan konkret për ta zgjidhur

Duke e cilësuar si problem të madh, Rama tha se qeveria ende nuk ka një plan konkret për ndërtimet jashtë vijave të verdha në zonat e mbrojtura.

Shkruar nga Versus

Ndërtimet jashtë vijave të verdha në ZM, Rama: Problem

Kryeministri Edi Rama foli për situatën e ndërtimeve në zona jashtë vijave të verdha në Shqipëri duke zbuluar se qeveria nuk e kishte ende një plan konkret sesi do të zgjidhet problemi i ndërtimeve në zona ku nuk është dashur dhe për të dalë me një planimetri të zonave të cilat do të duhet të zhvillohen në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Ai tha se duhet parë mundësia që personat të cilët kanë investuar në zona të caktuara ku nuk lejohet, të marrin një banesë në një vend tjetër, por ende nuk ka një zgjidhje konkrete mbi këtë çështje.

“Nga eksperienca dhe nga cfarë bëmë me Thethin dhe çfarë po bëjmë me bashkinë e Himarës së pari duhet bërë një ndarje shumë e qartë e kujt ka qenë aty, prej kohësh dhe kujt ka ardhur dhe ka ndërtuar aty në shkelje të ligjit. Është e paimagjinueshme për mua që ata që i kanë pasur aty shtëpiytë e katragjyshërve nuk e kanë akoma hipotekën, dhe thuhet që është zonë e mbrojtur. Aty kanë jetuar njerëz me breza. Pjesa tjetër është më problematike jo sepse shtëpitë e ndërtuar rishtaz duhet gjetur mënyra se si të balancohet mundëisnë për siguritë e investimit por dhe me të ardhmen që Shqipëria të ketë mundësi të pastrojë që të rrisë kapacitetin e vet ekonomik dhe tu jepet mundësia që të marrin shtëpitë e tyre në një vend tjetër. Është ndërtuar shumë dhe keq dhe dëmshëm në shumë zona dhe ne kemi bërë një frenim. Ne nuk e kemi akoma një përgjigje të saktë në lidhje me këtë çështje se si duhet tu garantojmë pronën dhe të mos prekim mundësinë për zhvillimin e Shqipërisë”- deklaroi kryeministri.

Ndërsa sa i takon bashkisë që mban kreun për procesin e legalizimeve, ai veçoi Shijakun gjatë fjalës së tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: