POLITIKË /

Në burg prej 2 muajsh, Manastirliu ‘harron’ Veliajn: Tirana, e transformuar falë vizionit të Ramës dhe PS

Shkruar nga Versus

Në burg prej 2 muajsh, Manastirliu ‘harron’ Veliajn: Tirana, e

Ogerta Manastirliu, njëra nga prej drejtuesve politikë të PS në qarkun e Tiranës mori fjalën teksa nën shoqërinë e këngëve kandidatët dilnin krah njëri tjetrit duke kërcyer.

Ajo tha se kryeqyteti është shëmbëlltyre e transformimit, porn ë asnjë moment nuk përmendi kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj i cili prej 10 shkurtit mbahet në paraburgim nën dyshimet se ka kryer tre vepra penale për të cilat SPAK po e heton.

“Këto 30 ditë nuk janë thjesht fushate por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit dhe punës së Edi Ramës dhe PS në çdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi. Nga Astiri në Kombinat. Nga Lapraka te Alidemi e deri në Kinostudiu e Sauk, Petrelë, Zall Bastar etj. Tirana është motori i zhvillimit të një Shqipërie që nuk ndalet. Nga Piramida që sot është timoni i teknologjisë për të rinjtë, nga shkollat e reja tek sheshet Tirana është simboli i transformimit dhe i punëve të mira”- tha Manastirliu duke e përqendruar të gjithë vëmendjen tek PS dhe Rama. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: