
Para nisjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ministri hungarez i Jashtëm që do të kryesojë organizimin së bashku me Ramën tha se agjenda ka në krye përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përpjekjet e tyre për t’u integruar në BE.
“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre.
Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, faleminderit”, tha Péter Szijjártó. Versus.al







