POLITIKË /

Nesër seancë urgjente në Kuvend për ndryshimet në qeveri! Bardhi: Begaj veproi si roje presidence

Në reagimin që PD pati lidhur me seancën e jashtëzakonshme që mbahet nesër në Kuvend, ka pasur akuza edhe për presidentin Begaj sa i takon rolit të tij në dekretimin e ministrave të rinj të caktuar nga Rama.

Shkruar nga Versus

Nesër seancë urgjente në Kuvend për ndryshimet në

Të nesërmen në orën 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pasi Lindita Nikolla dha dorëheqjen. Nënkryetar do të jetë Bledi Çuçi i cili do të zëvendësohet nga Niko Peleshi në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar të PS.

Në Kuvend pritet të votohet po ashtu edhe për ndryshimet në kabinetin e qeverisë “Rama 3”, të cilat u bënë me dije gjatë fjalës së kryeministrit në Kongresin e PS.

Pavarësisht se Kuvendi zhvilloi të premten seancën e fundit të sesionit parlamentar ku u votuan edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të nesërmen do të duhet të mblidhet sërish.

Për njoftimin ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili akuzon presidentin Begaj se ka firmosur dekretimin e ministrave me urgjencë pa pasur asnjë verifikim.

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”- thuhet në reagimin që Bardhi ka bërë duke u dërguar njoftim deputetëve demokratë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: