Në 15 tetor, Shqipëria do të përjetojë një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit drejt Bashkimit Europian. Në këtë datë priten që të hapen negociatat për grupkapitujt e parë me BE-në. Ky takim pritet të zhvillohet në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Bëhet fjalë për funskionimin e institucioneve demokratike, për reformën në administratën publike, ku pak ditë më parë kryeministri Edi Rama përgëzoi punën e bërë deri më tani. Gjithashtu në fokus do të jetën edhe gjyqwsori, drejtësia, si edhe zhvillimi ekonomik që ndahet me 3 kapituj, ai për prokurimin public, statistikat dhe kontrollin financiar.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se në këtë takim Shqipëria është shumë e qartë pasi i “ka kryer detyrat e Shqipëria”.
“Kemi plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve, moment historik që duhet konsideruar si i tillë nga të gjithë shqiptarët. Do hapen kapitujt dhe ky është momenti më i rëndësishëm i Shqipërisë me familjen europiane”, tha Hasani.
Ky është një grup mjaft i rëndësishëm pasi hapet i pari, por ndërkohë mbyllet i fundit deri në integrimin e vendit në Union si edhe do të përcaktojë edhe ecurinë në vijim./Versus.al
Grup kapitulli i parë
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar








