Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku u betuan katër deputetë të opozitës: Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila mungoi në seancën e kaluar plenare të 12 shtatorit pasi pati një gëzim të veçantë familjar, duke martuar djalin e saj Genar Topalli dhe mori pjesë në ceremoninë madhështore që u mbajt në Romë të Italisë.
Në rendin e ditës për seancën e parë të orës 10:00 janë: miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12 shtator 2025, projektdokumentet “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit” dhe “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit”. Me të nisur seanca, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të rregullores. /Versus.al







