Pasi kryedemokrati publikoi një video të një grupi personash duke u rrahur në aeroportin e Rinasit dhe pretendoi se ishin nipat e Xhemal Qefalisë, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Qefalia e hedh poshtë pretendimin e Berishës se nipat e ish-deputetit socialist kishin goditur policët.
Ndërsa e paralajmëroi Berishën se shpejt do të përballen në Kuvend, duke shtuar më shumë zërat se ai mund të marrë mandatin e Ogerta Manastirliut e cila do të dorëhiqet si ligjvënëse për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës.
"Përgënjeshtrim! Shpifja e rradhës nga doktor Berisha: “Nipat e Xhemal Qefalisë godasin policët”. E kuptoj Doktor që je lodhur, por të paktën kurseja vetes këto vite që të mos merresh më me shpifje se s’ke kohë ti korrigjosh.
Ehhh mo Doktor, e di që të ka marrë malli se nuk më sheh në Parlament…por mos u shqetëso se shumë shpejt do të jem aty përballë", shkruan politikani socialist, ish-deputeti i Tiranës, Xhemal Qefalia. Versus.al







