POLITIKË /

Një kandidaturë tjetër për Bashkinë e kryeqytetit: “Gati për një Tiranë të qytetarëve, jo të politikës”

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë i bashkohet garës për kryeqytetin, si përfaqësues i shoqërisë civile.

Shkruar nga Versus

Një kandidaturë tjetër për Bashkinë e kryeqytetit:

Agron Haxhimali, ekspert i njohur i qeverisjes vendore dhe drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, ka shpallur publikisht kandidimin e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai thekson gatishmërinë për të qenë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të tij.

“Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali në mesazhin e tij.
Kandidatura e Haxhimalit vjen në një moment kur opozita, përmes deklaratës së liderit historik Sali Berisha, ka shprehur vullnetin për të mbështetur figura nga shoqëria civile në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakun e Tiranës.

 

Poll