POLITIKË /

"Një mik më tha se dukem arrogant kur e them", Rama: Korrupsioni, më i ulët se kurrë më parë

Sipas Ramës, pavarësisht skandaleve të zbuluara nga SPAK me abuzimet e parasë publike, korrupsioni në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më i ulët se sot.

Shkruar nga Versus

"Një mik më tha se dukem arrogant kur e them", Rama:

Kryeminsitri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të vajit të ullirit në Berat për të folur lidhur me rritjen e pagave në bujqësi dhe investimet e qeverisë. Ndër të tjera, Rama iu kthye sërish temës së përmendur në çdo takim të zhvilluar prej tij gjatë ditëve të fundit, korrupsionit.

Kreu i qeverisë vijoi të këmbëngulë se sot në Shqipëri ka më pak korrupsion se kurrë pavarësisht se rrëfeu se një mik i tij e kishte këshilluar që të bënte kujdes kur e thoshte sepse ngjante pak arrogant.  

“E vërteta bëhet copash dhe gëlojnë lloj-lloj thashethemesh, shpeshherë të thuash të vërtetën duket si sfidë. Një miku im po më thoshte: ki pak më kujdes sepse dukesh arrogant kur thua se Shqipëria ka më pak korrupsion se ç’kishte dhe asnjëherë si sot korrupsioni nuk është luftuar në Shqipëri. Kjo është e vërteta dhe unë jam i gatshëm të përballem me këdo për sa kohë jemi në fushën e fakteve, kur futemi në fushën e llafeve që synojnë vetëm të mjegullojnë çdo gjë, aty është më vështirë”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll