POLITIKË /

“Njeriu më i pështirë në politikë”, ministrja shpërthen ndaj Nokës: Policia s’ka përgjegjësi

Shpërthimi i ministres erdhi pasi deputetët i kërkuan dorëheqjen për reagimin e saj ku shprehej se policia nuk kishte përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur në gjykatë ku u vra gjyqtari Kalaja.

Shkruar nga Versus
“Njeriu më i pështirë në politikë”,
Flamur Noka, Albana Koçiu

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar sot dorëheqjen e Albana Koçiut nga posti i ministres së Brendshme pas ngjarjes së ndodhur të hënën ku u vra brenda sallës së gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.

Kjo solli reagimin e ashpër të Koçiut e cila shpërtheu ndaj deputetit Flamur Noka të cilin e quajti “të përshtirë”. Ndërsa pretendoi se nëse ndonjë polic do të kishte përgjegjësi në ngjarjen ku u vra gjyqtari, do të ishte arrestuar.

“Ti je njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentare. Meqenëse ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik. Gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar, është në shkelje të përgjegjësisë që kam dhe në shkelje të përgjegjësisë që kryen policia. Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit, sot do të ishte në arrest. Policia e shtetit ka kryer të gjitha procedurat e rregullta ligjore”- tha Koçiu. Versus.al

Poll