POLITIKË /

‘Nuk jam pjesë e udhëheqjes së PD, por kam ardhur në protestë’ Bujar Leskaj : Jemi të mençur, e kuptojmë kush është Rama! Do e rrëzojmë

Shkruar nga Versus
‘Nuk jam pjesë e udhëheqjes së PD, por kam ardhur në
Bujar Leskaj

Protestues nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur këtë të premte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në pritje të mbërritjes së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Mes qytetarëve të pranishëm ka qenë edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili është bashkuar me mbështetës nga Vlora për të protestuar kundër qeverisë së Edi Rama dhe për të kërkuar largimin e saj nga pushteti.

I pyetur nga gazetarja e Euronews në lidhje me skenarin e protestës dhe nëse do të ndiqte të njëjtën rrjedhë si protestat e mëparshme, Leskaj u shpreh se nuk është pjesë e organizatorëve dhe nuk ka dijeni për detajet e organizimit.

Në deklaratën e tij, deputeti theksoi se qytetarët e Vlorës janë të vetëdijshëm për, sipas tij, abuzimet e kryera nga qeveria në këtë qark.

Ai shtoi se protestat mbeten një mjet demokratik për të kërkuar ndryshim.

“Në Vlorë njëherë Edi Rama ka bërë grabitjet e tij më të mëdha dhe qytetarët e Vlorës janë të mençur dhe e kuptojnë kush është Rama. Jemi të vendosur që ti përdorim të gjitha mjetet demokratike”, tha Leskaj, ndërkohë që theksojmë se në zgjedhjet e majit, Partia Socialiste arriti që të merrte në qarkun e Vlorës plot 9 mandate./Versus.al

Poll