POLITIKË /

Nuk ka "zgjedhje" në PD, Berisha i cilëson "referendum për kryetarin"

Ndryshe nga herët e tjera, numërimi i votave do të bëhet në degët përkatëse dhe jo në selinë qendrore.

Shkruar nga Versus

Nuk ka "zgjedhje" në PD, Berisha i cilëson "referendum

Anëtarët e Partisë Demokratike pritet t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të konfirmuar ose jo Sali Berishën si kryetar për 4 vitet e ardhshme.

Duke qenë se nuk ka asnjë kandidat përballë tij, anëtarëve të PD u mbetet vetëm të votojnë për konfirmimin ose jo të Berishës, ndërkohë që pritej që 23 maji të ishte një garë për kreun e PD mes disa figurave.

Berisha e ka cilësuar këtë datë si “referendum për kryetarin” dhe jo si datë zgjedhjesh. Kjo pasi komisioni brenda PD i përjashtoi të gjithë kandidatët që donin të garonin përballë Berishës me pretekstin se nuk plotësonin disa kushte.

Nuk ka "zgjedhje" në PD, Berisha i cilëson "referendum
Postimi i Berishës në rrjetet sociale

Ditën e nesërme demokratët do kenë 10 orë kohë për të votuar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00 të mbrëmjës në të gjitha degët e PD në rrethe ku edhe do të numërohen votat. Versus.al

Poll