YouTuberi i famshëm amerikan IShowSpeed, i cili krijoi një lidhje të veçantë me Shqipërinë gjatë vizitës së tij vitin e kaluar, është takuar sërish me Kryeministrin Edi Rama. Këtë herë, takimi ka qenë krejtësisht rastësor, në Mynih të Gjermanisë, ku nesër do të zhvillohet finalja e shumëpritur e UEFA Champions League mes Interit dhe PSG-së.
Speed, i cili njihet për energjinë dhe spontanitetin e tij, i është afruar Ramës në zonën VIP të stadiumit, ku ky i fundit ndodhej së bashku me djalin e tij Zaho dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Biseda mes tyre ka qenë e shkurtër, por me një nostalgji për Shqipërinë:
Speed: “U bë kohë që s’jemi parë, miku im shqiptar.”
Rama: “Si je? Ky është presidenti i federatës tonë.”
Speed: “Më mori malli. Duhet të kthehem sërish.”
Rama: “Sigurisht, je i mirëseardhur.”
Speed: “Kur të vij në Shqipëri, do të të bëj telefon!”
Ky është takimi i dytë publik mes Speed dhe Kryeministrit shqiptar, pas atij të vitit 2023 në Tiranë, ku YouTuberi ishte pritur në Kryeministri dhe shprehu publikisht vlerësimin e tij për vendin dhe mikpritjen shqiptare. /Versus.al/







