POLITIKË /

“Para 3 netësh e nxorrën nga burgu” deklarata e Berishës për Veliajn: E çuan në drejtim të paditur

Duke e lënë të gjithën në kuadrin e një "thashethemi", Berisha pretendoi se kishte dëgjuar se Veliaj ishte nxjerrë nga qelia 3 netë më parë për t'u dërguar në drejtim të paditur.

Shkruar nga Versus

“Para 3 netësh e nxorrën nga burgu” deklarata e

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë gjatë konferencës për shtyp. Teska foli për Erion Veliajn, Berisha tha se Rama është i tmerruar prej tij dhe se do ta shohë të asgjësuar me çdo kusht.

Duke vijuar më tej, kreu i PD tha se tre netë më parë, Veliajn e kanë nxjerrë nga qelia e burgut për ta çuar në drejtim të paditur, megjithatë tha se kjo mbetet në kuadër “thashethemi”.

“Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur.

Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë. E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di.

Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën. Ku shkoi ai? Ku e çoi atë? Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dime”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll