POLITIKË /

Reagon Edi Rama: “Shpifje, s'do paguajmë 1 miliard euro në Bordin e Paqes, s'marrim palestinezë”

Në një postim në X, Rama nënvizon se Shqipëria është një nga vendet e veçanta të ftuara, ndërsa sipas tij, disa media dhe figura politike po përhapin gënjeshtra dhe dezinformim, duke tentuar të minojnë imazhin ndërkombëtar të vendit.

Shkruar nga Versus

Reagon Edi Rama: “Shpifje, s'do paguajmë 1 miliard euro në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën, duke hedhur poshtë infoprmacionet që vijnë nga media ndërkombëtare se vendet do të paguajë 1 miliard dollarë për tu bërë pjesë. Rama ka hedhur poshtë dhe "zëra" se kontigjente me palestinezë të shpërngulur nga Gaza do të vijnë në Shqipëri.

Në një postim në X, Rama nënvizon se Shqipëria është një nga vendet e veçanta të ftuara, ndërsa sipas tij, disa media dhe figura politike po përhapin gënjeshtra dhe dezinformim, duke tentuar të minojnë imazhin ndërkombëtar të vendit.

“E vërteta është shumë e thjeshtë: Shqipëria nderohet dhe respektohet ndërkombëtarisht. Tenxheret mund të lehin sa të duan, por karvani i Shqipërisë ecën përpara,” shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e besimit të qytetarëve dhe respektit të udhëheqësve botërorë.

 

 

 

Mesazhi i Ramës i plotë:  

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

Poll