POLITIKË /

“Parlamentaret”, Qeveria i jep 25 milionë euro KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të mërkurë me një vendim të posaçëm miratimin e një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, që do t’i alokohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në vlerën e 25 milion eurove.

Shkruar nga Versus

“Parlamentaret”, Qeveria i jep 25 milionë euro KQZ-së

 Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të mërkurë me një vendim të posaçëm miratimin e një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, që do t’i alokohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen në Shqipëri në 11 Maj.

Sipas vendimit të Qeverisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh apo 25 milionë eurosh për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Ky fond do të ndahet në dy zëra:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: