Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatit zgjedhor në qarkun e Beratit.
Në kërkesën e paraqitur, Partia Demokratike kërkon shpalljen të pavlefshme të gjithë rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke kërkuar gjithashtu përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të Beratit.
Gjatë zgjedhjeve të 11 majit, koalicioni PD-ASHM ka fituar 2 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate në këtë qark.
Kujtojmë që më herët ky koalicion ka kërkuar pavlefshëmri të zgjedhjeve dhe për qarkun e Kukësit. /Versus.al







