POLITIKË /

Pas Ramës, edhe Balla "i ngjitet" Lapajt: Përse nuk flisni për kontratën 6 mln dollarë të Saliut?

Pavarësisht se në qeveri prej vitesh, Balla nuk fokusohet në programin që ka PS, por në përballjet me parti që sapo janë krijuar duke u kërkuar llogari përse nuk përmendin veprimet e opozitës.

Shkruar nga Versus
Pas Ramës, edhe Balla "i ngjitet" Lapajt: Përse nuk flisni
Taulant Balla dhe Adriatik Lapaj

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ashtu siç bëri kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ka ironizuar kreun e nismës “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapajn për një gafë matematikore që kishte bërë.

“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”- shkruan Balla.

Nuk ka munguar as komenti i Adriatik Lapajt i cili shprehet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme për ta publikuar dhe për t’i prishur imazhin dhe më tej e ka ftuar të publikojë videon e paprerë.

“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?” -i shkruan Lapaj.

Ndërsa socialisti Balla, në përgjigjien e tij e ka lënë debatin e videos, por e pyet Lapajn pse nuk e përmend kontratën 6 milionë dollarë të kreut të PD, Sali Berisha me një studio amerikane për lobim në SHBA.

"Po këto 6 milionë dollarët që po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështje që lidhen me bufin? E mban mend, kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,"-shprehet Balla duke u munduar që ta shfaqë Lapajn si krah të Berishës pavarësisht se kreu i nismës “Shqipëria Bëhet” vazhdimisht ka treguar se nuk do të bashkëpunojë kurrë me partitë e vjetra. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: