
Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi ka vijuar me kritikat ndaj Partisë Demokratike sa i takon zhvillimeve të brendshme. I ftuar në Top Neës, Murrizi tha se kjo parti është e mbushur me persona të paaftë që i rrinë afër Berishës.
“Nuk kam për t’i pranuar kurrë dy nënkryetarët e PD-së që janë zgjedhur pa votë dhe kanë mbytur me gaz militantët e PD-së. Në 20 shkurt duhet të flisnin ata që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, dhe shkojnë dhe flasin dy fëmijë aty që në 91’, ishin 12 dhe 14-vjeç. Duhet të largohet të gjithë ata të paaftët, që i rrinë rrotull Berishës tek Kryesia. Janë ata që u futën në sqetullën e Berishës ku u bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, deklaroi ai.
Si[pas tij, PD nuk do të vijë kurrë në pushtet duke mbajtur pranë të paaftët.
“Nihilizmi që kanë disa të paaftë rreth Berishës, që belbëzojnë kur dalin publikisht, janë si buf apo si brumbuj bajge rreth Sali Berishës, duhet të largohen. Me ata, Partia Demokratike kurrë nuk do të vijë në pushtet”, tha Murrizi. Versus.al

