Partia Demokratike ka ndërmarrë hapat e parë drejt reformimit të paralajmëruar pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka larguar nga grupi i komunikimit të Këshillit Kombëtar në aplikacionin “WhatsApp” disa prej anëtarëve që nuk arritën të rizgjidheshin deputetë.
Në listën e përjashtimeve figurojnë emra të njohur si Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Emilia Koliqi, Kreshnik Çollaku, Kasem Mahmutaj, Ferdinand Xhaferri, Qani Xhafa, Eralda Tase dhe Dashnor Sula.
Një pjesë e këtyre ish-deputetëve janë shquar kohët e fundit për kritikat e tyre ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Demokratike./ Versus.al







