POLITIKË /

PD përgatit padi për Fatmir Xhafajn, kallëzim në SPAK për t’i hetuar pasurinë

Shkruar nga Versus
PD përgatit padi për Fatmir Xhafajn, kallëzim në SPAK
Foto e mëhershme e Fatmir Xhafajt me kryeministrin Edi Rama

Dënimi me 1 vit burg i deputetit Ervin Salianji ka shkundur skenën politike në vend dhe në orët e fundit ka pasur zhvillime të shumta. Pas kërkesës së bërë nga grupi parlamentar i PD ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali të cilës i bëjnë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve, juristët e Partisë Demokratike po përgatisin një padi për ta dorëzuar në SPAK për deputetin socialist Fatmir Xhafa.

Mësohet se padia ka si kërkesë objekt hetimin pasuror të Xhafajt, nën akuzën se u ka dhënë prona shtetërore ndërtues si dhe për shpërdorimin e detyrës duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Xhafaj u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm pas publikimit të audio-përgjimit ku dyshohet se shfaqej vëllai i tij Geron Xhafa i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për drogë. Asokohe Rama akuzoi Salianjin për kallëzim të rremë me pretendimin se bëhej fjalë për një plan dhe përgjim të rremë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: