POLITIKË /

“Për 5 vite çmimet e pronës si në bregdet”, çfarë paralajmëroi Rama nga Dibra: Parkime nëntokësore për çdo qytet

Kryesocialisti njoftoi gjithashtu se çmimet përgjatë zonës do të afrohen me ato të bregdetit në pesë vitet e ardhshme, si rezultat i zhvillimit turistik dhe infrastrukturor.

Shkruar nga Versus

“Për 5 vite çmimet e pronës si në bregdet”,

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaloi këtë të mërkurë në qytetin e Peshkopisë, ku zhvilloi një shëtitje në bulevardin kryesor dhe pati takime të përzemërta me qytetarët. Pas takimeve spontane, Rama u ndal në një nga lokalet e zonës, ku bashkëbisedoi me banorë për zhvillimet në qytet dhe planet e ardhshme.

Në deklaratën e tij, Rama theksoi ndikimin pozitiv që ka pasur përfundimi i rrugës së re në drejtim të Peshkopisë, duke theksuar se ajo ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe ka rritur aktivitetin ekonomik në zonë. “Më përpara, për të ardhur në Peshkopi nga Tirana, të dilte shpirti. Sot është ndryshe. Bizneset e ndiejnë ndryshimin, xhirot janë rritur”, tha ai.

Kryesocialisti njoftoi gjithashtu se çmimet përgjatë zonës do të afrohen me ato të bregdetit në pesë vitet e ardhshme, si rezultat i zhvillimit turistik dhe infrastrukturor. Ai theksoi nevojën për një përgatitje serioze të kryetarëve të bashkive për t’iu përgjigjur këtij potenciali zhvillimi, duke paralajmëruar fillimin e projekteve për parkime nëntokësore në çdo qytet.

“Rrugën do ta përfundojmë nga të dyja anët deri në fund të këtij viti. Po përgatiten projektet për parkime nëntokësore, çdo bashki duhet të jetë gati për këtë fazë të re të zhvillimit urban,” u shpreh Rama.

Vizita e tij në Peshkopi është pjesë e një turi të gjerë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku fokusi kryesor mbetet përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja më e gjerë e komunitetit në vendimmarrje. /Verus.al/

Tags:

rama diber

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: